Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas

15:43, 19/01/2020

Administratori i Deleguar i Interit, Giussepe Marotta ka folur për mikrofonat e “SkySport”. Marotta preku disa nga çështjet më të nxehta përsa i përket merkatos së klubit zikaltër.

Ndër të tjera, 62 vjeçari  u mundua të sqarojë arsyet e dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinnazzolas, ndërsa komentoi edhe takimin me menaxherin e mesfushorit danez Christian Eriksen, që duket shumë pranë Interit.

Pse dështoi shkëmbimi Politano-Spinnazzola?
Kam respekt maksimal për Spinnazzolan, që e njoh që te Juventusi, por para se të mbyllet një marrëveshje, duhet të bëhet një vlerësim teknik, ekonomik dhe fizik. Në rastin konkret bëhej fjalë për një operacion prej rreth 55 milionë eurosh dhe nuk mund të mbyllnim njërin sy. Pavarësisht fotos me shallin e Romës, Politano mbetet lojtar i yni dhe do ta administrojmë me qetësi situatën. I kemi shpjeguar qartë çfarë ndodhi dhe do të bëjmë më të mirën edhe për të.

Si po ecin negociatat për Eriksen?
Eriksen është lojtar i Tottenhamit dhe takimi im me menaxherin është brenda normës së rregullores, pasi lojtari shkon në skadencë në qershor. Nëse do të vijë në janar, në qershor, apo fare, mbetet të shohim. Jemi në merkato dhe ajo që nuk ndodh sot, mund të realizohet nesër.

A është Moses një alternativë për krahun? Çfarë bëhet me Giroud?
Po, është një kandidaturë, por po punojmë mbi disa pista. Kemi takuar edhe përfaqësuesit e Giroud, por të shohim, pasi disa operacione janë të lidhur me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco