‘Zaniolo kërce me ne’/ U bë objekt tallje nga tifozët e Lazios, reagon Zaniolo

‘Zaniolo kërce me ne’/ U bë objekt tallje nga tifozët e Lazios, reagon Zaniolo

14:57, 19/01/2020

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Juventusit. 20 vjeçari këputi ligamentet e gjurit dhe për të sezoni tashmë mund të quhet i mbyllur, por shpreson të jetë gati për në Europian, për të qenë prezent me Italinë.

Me talentin janë solidarizuar të gjithë duke i dërguar mesazhe për t’u rikthyer sërish më i fortë. Por, ata që nuk kanë treguar asnjë shenjë keqardhje kanë qenë tifozët kundërshtarë të Lacios. Në ndeshjen e djeshme të Serisë A kundër Sampdorias, ata kënduan të gjithë në kor: Zaniolo kërce me ne”, duke nënkuptuar pamundësinë e sulmuesit për të lëvizur normalisht.

Image

Një gjest për t’u dënuar, ndërsa sot ka reaguar edhe vetë futbollisti. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zaniolo ka postuar një shkrim në të cilin lexohet” Inferiorë, gjithmonë forca Roma. Jeni për të ardhur keq”. Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Lacios kapen me Zaniolon, teksa në stadiumin “Olimpico” kur luajnë bardhekaltërit dëgjohen shpesh thirrje për mamanë e 20-vjeçarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco