Objektivi primar është Europa, Goxha: Presidentit i kërkojmë një dhuratë!

Objektivi primar është Europa, Goxha: Presidentit i kërkojmë një dhuratë!

13:30, 19/01/2020

Jurgen Goxha është një nga lojtarët më të dalluar tek Bylisi. Mbrojtësi është deçiziv për skuadrën e tij, jo vetëm në fazën difensive, por ka treguar që di shumë mirë të çojë topin ne rrjetë.

Në një prononcim për “Supersport”, Goxha shprehet se objektivi i skuadrës tashmë janë Kupat e Europës.

Ndeshja me Tiranën? “Jemi duke u stërvitur mirë, Tirana është e fortë, por edhe ne jemi. Në merkato jemi duke i kërkuar presidentin një dhuratë. Kërkojmë një sulmues, Murataj është i shpejtë dhe ka cilësi, por nuk luan në rolin e tij”.

Objektivat? “Objektivi primar është Europa. Në kampionat kemi hyrë për të siguruar mbijetesën, besoj se e kemi siguruar me 99%, tashmë të shohim për Europën. Kemi qenë të fortë me të gjithë kundërshtarët, por kemi lënë pikë me të voglat. Kundërshtarët duhet të kenë frikë nga Bylisi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco