Humbja ndaj Fiorentinës, shpërthen Gatusso: Po çfarë loje po flasim? Këta nuk kanë dëshirë!

Humbja ndaj Fiorentinës, shpërthen Gatusso: Po çfarë loje po flasim? Këta nuk kanë dëshirë!

11:05, 19/01/2020

Napoli pësoi një tjetër humbje në kampionat.

Djemtë e Gennaro Gattusos u mposhtën me rezultatin 0-2 nga Fiorentina,  ndeshje e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

Pas sfidës, Gattuso foli për mikrofonat e “Sky Sport” ku u shpreh se nuk e priste që ndeshja të shkonte në këtë mënyrë.

 "Nuk e prisja kështu, nuk mendoja kurrë se pas stërvitjeve të luanin në këtë mënyrë. Po çfarë loje po flasim? Këta nuk kanë dëshirë!", u shpreh trajneri i Napolit pas humbjes 2-0 ndaj Fiorentinas në "San Paolo". Më pas, vazhdon me tërbimin e tij: "Këtu nuk e kuptojnë se po luajnë me zjarrin dhe rrezikojnë të digjen. Nuk më plas fare për gjobat apo për situatën në lidhje me raportet president-futbollistë, ata në fushë duhet të zbresin dhe të japin gjithçka. Edhe unë kur isha lojtar mund të kisha inat dikë në ekip, por për atë jepja jetën".

"Nuk vijnë tifozët? Në meritojmë domate fytyrës, ju thoni tifozët... Pastaj, edhe nëse nuk vijnë, kjo duhet të jetë një alibi? Aspak, paguhemi shumë mirë me një profesion që është edhe zbavitje. Tani në grumbullim, të shohim dhe të flasim mes nesh, sepse kjo gjë nuk mund të vazhdojë kështu".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco