VIDEO/ 10 vite pa legjendën e kuqe, klubi i Partizanit përkujton Panajot Panon

VIDEO/ 10 vite pa legjendën e kuqe, klubi i Partizanit përkujton Panajot Panon

10:29, 19/01/2020

Panajot Pano është një emër i madh i futbollit shqiptar, për të cilin edhe pas vdekjes flitet me superlativa. Një “yll” i Partizanit dhe kombëtares, përkujtohet sot nga klubi i kuq nw 10 vjetorin e ndarje nga jeta.

“Sot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Image

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003
“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa
“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009
“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Image

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco