Tripletë në debutim, Haaland: Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur!

Tripletë në debutim, Haaland: Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur!

09:21, 19/01/2020

Erling Haaland bëri një debutim të shkëlqyer me fanellën e Dortmundit. Sulmuesi norvegjez shënoi plot 3 gola, duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjes 19 vjeçari u ndal të flasë për mediat, ku u shpreh shumë i lumtur me këtë debutim.

 “Është e pabesueshme, çfarë debutimi! Jam shumë i lumtur që shënova dhe morëm tri pikët. Ishte e rëndësishme të fitonim, pasi vetëm kështu do të jemi më pranë objektivave sezonalë. Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur”, tha Haalnad për Sky Sport.

ImageNdërsa televizionin norvegjez "ViaSat", Haaland u shpreh se tashmë në pak javë ndjehet pjesë e atij ekipi.

“Është bukur, kjo është mënyra si duhet të jetë. Kanë kaluar vetëm
disa javë që kur kam mbërritur dhe tashmë ndjehem si pjesë e ekipit. Atmosfera brenda skuadrës është e shkëlqyeshme. Gjithashtu dhe tifozët, ishte e jashtëzakonshme të luaje në një atmosferë të tillë.

“Kur unë dhe babai im vendosëm për këtë klub, ne po shikonim të gjithë lojtarët që mund të luanin me mua në sulm. Të gjithë këtu janë mjaft të talentuar,” përfundoi sulmuesi norvegjez.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco