Eibar bën surprizën duke i shkaktuar humbjen Atleticos

Eibar bën surprizën duke i shkaktuar humbjen Atleticos

23:10, 18/01/2020

Eibar ka bërë befasinë e javës në kampionatin spanjoll.

Vendasit mposhtën me rezultatin 2-0 skuadrën e Atleticos në javën 20-t për La Liga.

Esteban Burgos gjeti rrugën e golit i pari në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar asistimin e Sergi Enrich.

Rezultatin final e vendosi Exposito, me një super goditje nga jashtë zonës, në minutën e 90′, për t’i dhënë fund dilemës për fituesin dhe për të siguruar tri pikët e Eibarit.

Me këtë fitore, Eibar numëron 22 pikë duke u renditur në vendin e 16-të në La Liga, kurse Atletico mbetet me 35 pikë në vendin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco