VIDEO/ Vedat Muriqi shënon gol të bukur në minutën e 92’

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon gol të bukur në minutën e 92’

20:26, 18/01/2020

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Fenerbahce.

Sulmuesi nga Kosova dhuroi një asist dhe shënoi një gol në fitoren 0-2 të Fenerbahce në transfertë kundër Gaziantep.

Në minutën e 51-të, Muriqi ndodhet në krahun e djathtë, aty ku kroson në mënyrë të shkëlqyer për Max Kruse, i cili shënon me kokë.

Në minutën e 92-të, Muriqi shënon një gol shumë të bukur me të djathtën, duke mposhtur portierin vendas në shtyllën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco