Trajneri i Crystal Palace tallet me Guardiolën: Çfarë mund të mësoja nga...

Trajneri i Crystal Palace tallet me Guardiolën: Çfarë mund të mësoja nga...

19:49, 18/01/2020

Crystal Palace bëri surprizën e madhe pasditen e sotme, teksa i mori një barazim 2-2 Manchester Cityt në “Etihad Stadium”.

Ky është rezultati i dytë pozitiv radhazi që Palace merr në fushën e Cityt me Roy Hodgson në krye të stolit.

Pikërisht ky i fundit, ka folur pas ndeshjes, ku me deklaratën e tij është tallur me Pep Guardiolën.

“U pyeta nga gazetarët se çfarë mund të mësoja nga Guardiola. Do të kisha dëshira të kisha menduar për përgjigjen e duhur, por ne sot nuk humbëm, kështu që nuk e mësova siç duhet mësimin”, përfundoi Hodgson.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco