Arsenali ndalet në barazim

Arsenali ndalet në barazim

19:12, 18/01/2020

Arsenali nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Sheffield United e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Golin e vetëm për ‘Gunners’ në këtë takim e realizoi talenti, Gabriel Martinelli, i cili sot luajti si zëvendësues i Pierre Emerick Aubameyang.

Ishte minuta e 45’ kur një krosim të Bukayo Saka e shfrytëzoi për mrekulli Martinelli, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Arsenal nuk arriti të ruante këtë avantazh deri në fund të takimit, pasi John Fleck gjeti rrugën e golit në minutën e 83’.

Arsenal me këtë barazim numëron 29 pikë dhe renditet në vendin e 10-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco