Lazio nuk di të ndalet, Sampdoria ‘viktima’ e 11 radhazi në Serie A

Lazio nuk di të ndalet, Sampdoria ‘viktima’ e 11 radhazi në Serie A

18:57, 18/01/2020

Lazio është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme në Serie A.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 5-1 në përballjen ndaj Sampdorias e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Serinë e golave për Lazion e nisi Philipe Caicedo në minutën e shtatë, ndërsa 10 minuta më vonë nga penalltia shënon edhe Ciro Immobile.

Sulmuesi italian do të shënonte gol edhe në minutën e 20 për rezultatin 3-0 me të cilin do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë goli i parë për Lazion vije në minutën e 54-të me anë të Bastos kurse Immobile kompleton het-trikun në minutën e 65-të ku shënon nga penalltia.

Golin e vetëm për Sampdorian e realizoi në minutën e 70-të Karol Linetty.

Me këtë fitore, Lazio renditet në vendin e tretë me 45 pikë të grumbulluara, 10 pikë para Atalantas që është në vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco