Spektakël golash, Dortmundi përmbysje të çmendur në Bundesliga!

Spektakël golash, Dortmundi përmbysje të çmendur në Bundesliga!

18:35, 18/01/2020

Ndeshje e çmendur në Gjermani ku janë shënuar 8 gola për të vendosur fituesin e takimit.

Dortmundi ka bërë një përmbysje të pabesueshme 3-5 në përballjen ndaj Augsburgut e vlefshme për Bundesliga, shkruan SYRI.net.

Augsburg e nisi shumë më mirë takimin, duke gjetur golin në minutën e 34’, me anë të Niederlechner, për 1:0. Në pjesën e dytë, Marco Richter shënoi për 2:0, në minutën e 46’, para se Julian Brandt të shënonte golin e parë për Dortmund, në minutën e 49’.

Niederlechner gjeti golin e tretë për Augsburg në minutën e 55’, para se të vinte koha për debutimin e Erling Haaland në Bundesliga, i cili pastaj vodhi spektaklin.

Haaland gjeti rrugën e golit vetëm tre minuta pasi u fut në fushën e lojës, për rezultatin 3:2.

2 minuta pas tij, golin e gjeti edhe Jadon Sancho, i cili barazoi rezultatin në 3:3, për t’i dhënë zemër skuadrës së tij.

Fitoren skuadrës ‘verdh e zi’ ia siguroi Erling Haaland, i cili shënoi edhe dy herë të tjera për het trikun e tij personal, në minutat 70’ dhe 79’.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt, kurse Augsburg numëron 23 pikë në vendin e 10-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco