VIDEO/ Përmbysje e pabesueshme në Gjermani, Dortmundi shënon 3 gola për 18 minuta

VIDEO/ Përmbysje e pabesueshme në Gjermani, Dortmundi shënon 3 gola për 18 minuta

17:11, 18/01/2020

Ndeshje e çmendur në Gjermani.

Dortmundi ka bërë një përmbysje të pabesueshme 3-5 në përballjen ndaj Augsburgut e vlefshme për Bundesliga, shkruan SYRI.net.

Gjatë pjesës së parë, Augsburgu po fitonte me rezultatin 1-0, ndërsa me startin e fraksionit të dytë të lojës vendasit realizuan dy herë.

Më pas në minutën e 61’ duket sikur u "zgjuan" lojtarët e Dortmundit që gjejnë golin e barazimit 3-3, kurse 9 minuta më pas talenti Erling Braut Haaland kalon verdhezinjtë në avantazh.

Golin e 5-të për Dortmundin e realizoi sërish Erling Braut Haaland duke bërë një përmbysje të pabesueshme në “WWK Arena”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco