Duket i madh në moshë, por luan me të rinjtë e Lacios. Inzaghi ka një surprizë...

Duket i madh në moshë, por luan me të rinjtë e Lacios. Inzaghi ka një surprizë...

16:37, 18/01/2020

Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. 

Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Inzaghi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.

Megjithatë tashmë tekniku bardhekaltër i ka bërë një surprizë të bukur 23-vjeçarit, teksa e ka ftuar për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sampdorias./ panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco