Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Zhgënjen Totenham, nuk fiton as ndaj Watfordit

Zhgënjen Totenham, nuk fiton as ndaj Watfordit

15:48, 18/01/2020

Këto javë nuk kanë qenë shumë të ndritshme për skuadrën e Tottenhamit. Pas tre ndeshjes “Spursat” dëshironin të ktheheshin tek fitorja, mirëpo diçka e tillë nuk erdhi. Djemtë e Jose Mourinhos u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen ndaj Watfordit.

Tottenham krijoi shumë volum loje, por mungoi konkretizimi i saj në raste shënimi, ndërsa Watford i shkoi pranë fitores, por shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 70’, të cilin e priti portieri Gazzaniga.

Pas kësaj sfide, Totenhem mbetet në vendin e shtatë, tetë pikë larg vendit të katërt që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco