Setien: Dua të bëjmë lojë të bukur, për mua...

Setien: Dua të bëjmë lojë të bukur, për mua...

14:25, 18/01/2020

Ditën e nesërme, Barcelona luan ndaj Granadas në shtëpi. Përpara kësaj sfide trajneri i katalanasve, Quique Setien ka dalë në një konferencë për shtyp ku është pyetur nga gazetarët për shumë tema në lidhje me atë çfarë ai do të sjellë tek ekipi i Barçës.

Setien u shpreh se dëshiron që të luaj bukur pasi për të kjo është më e rëndësishmja, ndërsa për emërimin në krye të stolit të Barcelonës e shikon si një dhuratë të papritur.

Drejtimi i Barcelonës- "Unë e shoh si një dhuratë të papritur. Do të përpiqem ta shijoj çdo ditë".

Stili i lojës- “Dua të bëjmë lojë të bukur, për mua kjo është më e rëndësishmja  dhe më pas me lojë të bukur vijnë edhe rezultatet”, tha Setien.

“Nëse një ditë fitojmë 1-0 por nuk luajmë mirë, do të shkojë i mërzitur në shtëpi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco