Rexhinaldo mbërrin në Shqipëri, pritet të nënshkruaj me Partizanin

Rexhinaldo mbërrin në Shqipëri, pritet të nënshkruaj me Partizanin

12:32, 18/01/2020

Ekipi i Partizanit ka vuajtur shumë në sulm gjatë kësaj periudhe të sezonit. Golat nga sulmuesit kanë ardhur me pikatore dhe ata që kanë shënuar më shumë kanë qenë mesfushorët.

Drejtuesit e klubit në këtë merkato dimërore ishin hedhur në sulm për gjetjen e një goleadori dhe sipas të dhënave të fundit ishin në kontakte me “Këpucën e Artë” të sezonit të shkuar.

Bëhet fjalë për Rexhinaldon, që mesa duket ka mbërritur sërish në Shqipëri. Vetëm se këtë herë për të hedhur firmën te skuadra e Partizanit. Ndërsa mbetet ende të presim rreth detajeve të kontratës, të kuqtë janë përforcuar seriozisht në aspektin e sulmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco