Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Dështimi i shkëmbimit të lojtarëve, Roma padi gjyqësore Interit

Dështimi i shkëmbimit të lojtarëve, Roma padi gjyqësore Interit

12:14, 18/01/2020

Kur gjithçka dukej e kryer, shkëmbimi mes Leonardo Spinazzolas dhe Mateo Politanos dështojë. Roma dhe Interi nuk e pritën mirë këtë dështim dhe të dy klubet u futën në një luftë të fortë. Ekipi kryeqytetas po mendon të padisë Interin, pasi drejtuesit e tyre ndryshuan termat e marrëveshjes në minutat e fundit. 

Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se Roma po përgatit veprime juridike kundër kryesuesve të Serie A. Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio propozoi idenë e huazimit me të drejtë blerjeje fillimisht, më pas klubet vendosën që të kishte detyrim blerjeje në rast se luanin 15 ndeshje. 

Interi më pas shkoi dhe më tej duke konsideruar të tilla vetëm nëse luanin 45 minuta në fushë. Një lëvizje e tillë nuk u pranua nga drejtuesit e Romës dhe gjithçka dështoi. Marrëdhëniet mes klubeve nuk kanë qenë asnjëherë të mira, ndërsa tani duket se janë shkatërruar krejtësisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco