VIDEO/ Armando Sadikut i anulohet ky gol

VIDEO/ Armando Sadikut i anulohet ky gol

23:43, 17/01/2020

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka qenë i pafat në sfidën e sotme ndaj Fuenlebradës, që përfundoi në barazim 0-0.

Në minutën e 43-të, shqiptari arriti të realizonte një gol mjaft të bukur me një zhytje brenda zonës, por për fat të keq të tij goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Malagës e kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por pa sukses.

Në fundin e lojës, ishte përsëri Sadiku që pati një shans ideal për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi mbi traversë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco