VIDEO/ Festa me modelet, Guardiola befason me përgjigjen: E kanë bërë shpesh, mua më pëlqen kur...

VIDEO/ Festa me modelet, Guardiola befason me përgjigjen: E kanë bërë shpesh, mua më pëlqen kur...

22:19, 17/01/2020

Pep Guardiola ka dhënë një përgjigje befasuese kur u pyet nga gazetarët në lidhje me festën e lojtarëve të Manchester Cityt me 22 modele.

Trajneri spanjoll zbuloi se ai i kishte dhënë leje skuadrës së tij që të organizonte festën me 22 modele  të “Instagrami”, pas fitores në fundjave ndaj Aston Villas.

Mësohet se futbollistët dhe modelet janë transportuar me avion për në Manchester dhe janë akomoduar në një resort luksi me 15 paund nata.

Image

Kjo ngjarje shkaktoi shumë bujë duke llogaritur se pjesa më e madhe e futbollistëve të Cityt janë familjarë, por që duket se nuk ka shqetësuar edhe shumë trajnerin Pep Guardiola dhe e ka pritur me kënaqësi “Bunga-Bungën”.

Sipas tij, lojtarët kishin leje ta bënin një gjë të tillë sa më shumë të ishte e mundur në mënyrë që të shpërqendroheshin nga normaliteti i ditës së një futbollisti.

Image

“Unë e dija. Kur kanë kohë, ata kalojnë shpesh darka bashkë, me gjithë stafin. E kanë bërë shpesh një gjë të tillë, mua më pëlqen kur janë bashkë, jashtë nga këtu. Shpeshherë mblidhen në shtëpi, shpeshherë në restorant siç ishte ky rast, ishte e këndshme”, deklaroi Guardiola për “Dailymail.co.uk”.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco