Shqipëria ‘fiton luftën’ ndaj Zvicrës, Florian Kamberi do vishet kuqezi

Shqipëria ‘fiton luftën’ ndaj Zvicrës, Florian Kamberi do vishet kuqezi

21:39, 17/01/2020

Ka marrë fund “lufta e ftohtë” mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Florian Kamberi do të luajë për Kombëtaren kuqezi.

Sipas “Balkanweb”, Shqipëria ka fituar betejën, duke siguruar dokumentin e ardhur nga qeveria e futbollit në Zyrih në adresë të FSHF-së, që i njeh kësaj të fundit të drejtën për të rreshtuar Kamberin në fushën e lojës që në ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi 24-vjeçar që po shkëlqen në Premier Ligën skoceze me Hibernians, duke qenë prej muajsh objekt sherri mes FSHF-së dhe homologes së saj helvete.

Kujtojmë që Kamberi u grumbullua nga trajneri Edi Reja për dy sfidat e vlefshme për eliminatoret e Europianit, ndaj Andorrës dhe Francës, por nuk mundi të debutonte, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Ka qenë një luftë e fortë mes institucioneve, ndërsa Zvicra ka arritur deri aty sa të përdorë presionin dhe kërcënimet kundër lojtarit, me këtë të fundit që deri në deri me ekipin U21 kishte përfaqësuar helvete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco