Ashley Young mesazh emocionues për tifozët dhe klubin e Manchester United

Ashley Young mesazh emocionues për tifozët dhe klubin e Manchester United

21:03, 17/01/2020

Ditën e sotme, Ashley Young u largua nga Manchester United dhe  firmosi me klubin e Interit në Itali.

Mesfushori nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor të 2020-s me zikaltërit.

Pas lëvizjes së tij, Young është kujdesur që të përshëndes tifozët e United. Lojtari përmes ‘Tëitter’ ka dërguar një mesazh për skuadrën e “Djajve” dhe tifozët e saj.

“Për Man Utd:Ju më keni dhënë mundësinë të luaj me legjenda, të fitojë trofe, të punojë nën urdhrat e trajnerëve më të mirë në histori dhe të jem kapiteni juaj. Faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e historisë suaj për tetë vite e gjysmë” ka shkruar Young.

“Për tifozët: Çdo herë që zbrisja në fushë duke veshur fanellën tuaj, unë kam dhënë maksimumin. Faleminderit për mbështetjen gjatë ulje-ngritjeve. Unë po largohem si një nga ju, shihemi së shpejti” ka shtuar anglezi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco