Emre Can u kërkon takim drejtuesve

Emre Can u kërkon takim drejtuesve

19:59, 17/01/2020

Mesfushori i Juventus, Emre Can, ka kërkuar një takim me bordin drejtues të skuadrës.

Can nuk ka pasur kohën më të mirë të mundshme me Juventus në gjysmën e parë të sezonit, duke mos pasur mjaftueshëm minuta në dispozicion.

Emri i lojtari është lidhur me një largim të mundshëm nga Torino, por skuadra duket se ka vendosur ta mbajë.

Megjithatë, lojtari së fundmi ka kërkuar takim me bordin drejtues. ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se lojtari është i shqetësuar për të ardhmen e tij, pasi ka frikë se humb pozitën e titullarit tek kombëtarja.

Lojtari dëshiron t’i kërkojë bordit drejtues që të largohet nga Juve, nëse minutazhi do të jetë i njëjtë edhe në gjysmën e dytë të sezonit.

Can ka regjistruar vetëm 8 paraqitje në Serie A deri më tani, vetëm dy prej të cilave kanë ardhur si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco