Klopp del kundër zhvillimit të Kupës së Afrikës në janar

Klopp del kundër zhvillimit të Kupës së Afrikës në janar

19:41, 17/01/2020

Vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit për të ndryshuar periudhën e zhvillimit të Kupës së Afrikës 2021 nga qershori në janar, me arsyetimin e “kushteve të motit të pafavorshme” në Kamerun gjatë verës, tashmë ka prishur planet e disa klubeve europiane.

I pari që ka reaguar, madje me forcë, është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Ne duhet të mendojmë si një klub dhe të marrim vendime duke e ditur që për katër javë nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi te lojtarët afrikanë. Unë nuk mund ta respektoj më shumë Kupën e Afrikës, është një turne shumë interesant, por të luash në mes të sezonit është një problem i madh. Ndryshimi i zhvillimit të turneut nga qershori në janar është një katastrofë për Liverpoolin”, tha tekniku i “The Reds”.

Edicioni i Kupës së Afrikës 2017 u zhvillua për herë të parë në verë në Egjipt, ndërsa i vitit 2021, në Kamerun, do të luhet, përsëri në janar.

Kjo do të thotë se Liverpooli do të humbasë në një pikë delikate të sezonit emra të tillë si Salah (Egjipt), Mane (Senegal) apo Keita (Guinea).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco