VIDEO/ Roshi në super formë, realizon në këtë miqësore

VIDEO/ Roshi në super formë, realizon në këtë miqësore

19:17, 17/01/2020

Odise Roshi vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer tek ekipi i Akhmat Groznyt në çeçeni. Fieraku arritit që të realizonte dhe sot për skuadrën e tij në miqësoren ndaj Paksit të Hungarisë.

Në fundin e pjesës së parë të ndeshjes ku sigurisht ai ishte titullar, Roshi nuk ka ekzekutuar goditjet nga këndi, siç bën shumë shpesh në klubin e tij, por ishte në qendër të zonës aty ku me kokë dërgoi topin në rrjetë për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij. Ky ishte një gol ndryshe nga ata që ka mësuar zakonisht mesfushori, të cilët vijnë pas shpërthimeve të “Raketës” në krahë e goditjeve të forta në hyrje të zonës. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të Akhmat Groznyt

Ky është një tjetër sinjal se sa është kompletuar ai si futbollist në vitet e fundit dhe se me të drejtë menaxheri i tij, Adrian Aliaj, po mundohet që t’i gjejë një kampionat më të fortë ku 28-vjeçari të tregojë vlerat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco