Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Interit huazohet te klubi i Serie A

Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Interit huazohet te klubi i Serie A

19:00, 17/01/2020

Përveç përforcimeve në skuadër, tek Interi po punojnë edhe për merkaton në dalje.

Federico Dimarco do të largohet nga Interi, teksa do të kalojë te skuadra tjetër e Serie A, Hellas Verona.

Mbrojtësi i majtë nuk ka gjetur hapësira në drejtimin e Antonio Contes, dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga zikaltrit për të gjetur më shumë minuta në dispozicion.

Dimarco do të kalojë te Verona në një huazim të thjeshtë 6-mujor, teksa më pas do të rikthehet përsëri tek Interi.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe lojtari do të zyrtarizohet tek ekipi i ri në javën tjetër, pasi të ketë kaluar vizitat mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco