Klubi i La Ligës ofron 2 milion euro për Keidi Baren

Klubi i La Ligës ofron 2 milion euro për Keidi Baren

18:36, 17/01/2020

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare.

Sipas prestigjiozes “Marca”, një tjetër klub ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Getafen, e cila është duke bërë mjaft mirë në La Liga.

Oferta e spanjollëve të cilët militojnë edhe në Ligën e Europës, mësohet të jetë tepër joshëse.

Bëhet fjalë për plot 2 milionë euro. Një shans i shkëlqyer për fierakun për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Në këtë operacion pritet të përfshihet edhe futbollisti tjetër i Malagas, Antonin, i cili së bashku me Baren, pritet të kalojë te Getafe.

Pritet që në ditët e ardhme, palët të vendosin në lidhje me të ardhmen e futbollistit shqiptar.

Në dukje oferta duket tepër joshëse, por janë drejtuesit e Malagas atë që do të vendosin nëse do e shesin Baren ose jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco