U-17 / “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria fiton ndeshjen e dytë ndaj Ukrainës

U-17 / “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria fiton ndeshjen e dytë ndaj Ukrainës

17:14, 17/01/2020

Shqipëria U-17, e drejtuar nga Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen përballë bashkëmoshatarëve të Ukrainës në ndeshjen e dytë të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”. Kuqezinjtë vinin në këtë ndeshje pas debutimit me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje që u vendos nga goli i Melsi Çerenit.

Ndeshja ndaj Ukrainës ka filluar menjëherë me gol, pasi në minutën e parë të lojës sulmuesi Neziri ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas golit të Nezirit skuadra ka vazhduar lojën sulmuese, duke kërkuar me ngulm edhe golin e dytë dhe të sigurisë, me ukrainasit që kanë vuajtur superioritetin në lojë të skuadrës së Beqirit, i cili e kishte rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3, duke kërkuar maksimumin nga skuadra e tij. Në ndryshim nga ndeshja e parë, skuadra ka pasur ndryshime të mëdha në formacion, duke i dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të provohen në këtë turne ku synohet të evidentohen elementët më të spikatur të datëlindjes 2004.

Shqipëria do e përmbyllë fazën në grupe të këtij turneu ditën e dielë, datë 19 Janar, me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, e cila ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me kuqezinjtë, 6. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Lenja; Pano; Miftari; Stafa; Kaçanolli; Deda; Bajraktari; Çela; Neziri; Çereni; Selimi. U aktivizuan: Halili, Kote, Tahiri; Musai; Blakqori; Jashari; Kraja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco