Zidane flet mbi shkarkimin e Valverdes:  Më vjen keq për të sepse nuk është...

Zidane flet mbi shkarkimin e Valverdes: Më vjen keq për të sepse nuk është...

16:21, 17/01/2020

Pak ditë më parë, Barcelona shkarkoi trajnerin Ernesto Valverde dhe në vend të tij emëroi, Quique Setien.

Mbi shkarkimin e Valverdes ka folur dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Tekniku francez shprehu keqardhje për shkarkimin e Valverdes dhe tha se ka respekt për të.

“Nuk do të merrem me këtë. E vetmja gjë që dua ta them është se më vjen keq për të sepse nuk është një situatë e mirë. Ai është një trajner i mirë dhe kam respekt të madh për të. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Zidane.

“As për mua nuk do të jetë më ndryshe nëse humbasim ndeshje. Nëse i humbim dy ndeshjet e radhës, ata do të më kritikojnë sërish, ashtu siç ndodhte para një muaji e gjysmë”.

“E di që është e komplikuar pasi ne nuk mund të fitojmë gjithmonë, por ne do tentojmë të japim maksimumin nga vetja çdo herë. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë më në futboll”.

Zidane do të tentojë të qëndrojë sa më larg spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, duke tentuar ta vazhdojë formën e mirë të Real Madridit edhe në ndeshjen e së shtunës kundër Sevillas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco