Ronaldinho flet për madhështinë e ‘Pleshtit’: Messi nuk ka pasur nevojë për mua!

Ronaldinho flet për madhështinë e ‘Pleshtit’: Messi nuk ka pasur nevojë për mua!

14:15, 17/01/2020

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho ka folur për madhështinë e Lionel Messit.

Fituesi i Kupës së Botës 2002 u transferua në “Camp Nou” në vitin 2003 dhe ishte në klub kur një adoleshent me emrin Messi filloi të stërvitej me ekipin e parë të katalunasve.

Në një rrëfim për revistën “Panenka”, Ronaldinho tregon momentet e para të takimit me Messin dhe talentin e tij të padiskutueshëm.

Pasi dha një asistim të mirë për golin e parë të argjentinasit, Ronaldinho do të vazhdonte të krijonte një partneritet të efektshëm me Messin në sulm.

“Kur u transferova në Barcelona po përflitej për një fëmijë [Messi] i cili qëndronte jashtë ekipit”, ka thënë fillimisht Ronaldinho.

“Atëherë ne ishim miq, filluam të luanim së bashku dhe u përshtatëm shumë mirë. Ai arriti të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe ne biseduam me Frank Rijkaardin në mënyrë që ai të vinte të stërviste me ne, gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

“Unë kam qenë me fat që i dhashë pasimin për golin e tij të parë. Me kalimin e kohës, është shumë bukur të shohësh dikë që është kaq afër teje dhe pastaj pushton botën”.

“Ne ishim gjithmonë pranë. Ne mësuam gjëra, ai më mësoi spanjisht dhe unë i mësova atij gjuhën portugeze, por me topin e kuptuam njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

“Do të mbetem i mahnitur sa i qetë është ai. Kjo është diçka që unë e dua shumë, ai kurrë nuk futet në telashe, ai është gjithmonë me familjen e tij dhe ata që janë afër tij”.

“Leo ka gjithçka, ai nuk kishte nevojë për asgjë nga unë”, përfundoi ylli brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco