Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Duket e pamundur për ta ndalur...’/ Varane zbulon vështirësinë kur markon Messin

‘Duket e pamundur për ta ndalur...’/ Varane zbulon vështirësinë kur markon Messin

12:05, 17/01/2020

Raphael Varane, ka folur mbi vështirësitë e markimit të Lionel Messit, kapitenit magjik të Barcelonës.

Mbrojtësi i Real Madridit, ka luajtur në “Bernabeu” prej gati një dekade dhe i është dashur të përballet shumë herë me “magjinë” e Leo Messit.

Kapiteni i skuadrës katalanase është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “El Clasico” e famshme të Spanjës, duke shënuar jo më pak se 26 gola, duke tejkaluar Alfredo Di Stefano, Cristiano Ronaldo dhe Cesar Rodriguez.

Varane, ndërsa pranon se ruajtja e qetësisë dhe sigurisë para një “jashtëtokësori” të tillë nuk është detyrë e lehtë, ka disa ide se si mund ta “neutralizojë” kundërshtarin e tij.

“Kur ke përballë Messi, nuk mund të mbrohesh njësoj si ndaj të tjerëve. Kjo kërkon punë ekipore. Leo lëviz shumë në fushë, nuk qëndron në një pozicion, nuk të jep pika referimi, ndaj markimi personal dhe zonal duket i pamundur. Të jesh mbrojtës i Real Madridit do të thotë të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh…”

“Unë jam frymëzuar nga lojtarë si Pepe apo Sergio Ramos, sepse ata janë mbrojtës. Po ashtu, më ka mahnitur dikush tjetër, si Cristiano Ronaldo, i cili është një shembull për çdo futbollist. Sergio Ramos ka mentalitet fituesi dhe përvojë të madhe. Edhe trajneri Zidane është një shembull i shkëlqyeshëm për mua, për shkak të qetësisë së tij, pozitivitetit të përhershëm. Unë jam këtu prej tetë vitesh dhe sa herë që luaj më duket sikur po e filloj nga e para. Kjo ndodh, sepse dua të jap më të mirën për këtë fanellë”, përfundoi Varane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco