Dermaku shpreh besnikëri për Parmën

Dermaku shpreh besnikëri për Parmën

11:55, 17/01/2020

Kastriot Dermaku konfirmoi edhe njëherë dëshirën e tij për të qëndruar te Parma.

Pas raundit të 1/8-ave në Kupën e Italisë mes Parmës dhe Romës, lajm i mirë për mbrojtësin shqiptar ishte rikthimi në fushë pas një mungese të gjatë.

“Mbetëm pak keq pas ndeshjes. Luajtëm kundër një skuadre të madhe, e cila e tregoi veten në pjesën e dytë. Tani vëmendja duhet të kaloj te kampionati. Nuk është e lehtë kur ndryshojnë shumë lojtar, por i ka bërë mirë atyre që kanë pasur më pak minuta në këmbë.

Sfida kundër Juventus? Do jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampionët e Italisë. Do të zbresim në fushë për të bërë rezultat.

Si e vlerëson pjesën e parë të sezonit? Kam luajtur dhjetë ndeshje mes Kupës dhe kampionatit dhe nuk e kisha menduar se do kisha kaq shumë hapësirë. Kështu që jam i lumtur. Merkato? Nuk kam folur me asnjë skuadër, sepse këtu ndihem mirë. Qëllimi im është të mos largohem nga Parma”, u shpreh Dermaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco