Young drejt Interit, Man United emëron kapitenin e ri!

Young drejt Interit, Man United emëron kapitenin e ri!

11:25, 17/01/2020

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i “Djajve të kuq”, mes spekulimeve se kapiteni aktual Ashley Young do të kalojë tek Interi.

Mbrojtësi britanik Harry Maguire e ka fituar shiritin e kapitenit të Manchester Unitedit pavarësisht se vetëm para 6 muajve iu bashkua “Djajve të Kuq”, kur u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Young u emërua kapiten i Manchester Unitedit në fillim të sezonit, por ai ditën e sotme pritet të vijojë karrierën në Serie A.

Maguire do ta ketë përgjegjësi për herë të parë si kapiten i parë i klubit në ndeshjen e së dielës në Premier League, kundër Liverpoolit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco