FOTO/ Fluturon drejt Milanos, zbulohet transferta e parë e Interit për janarin

FOTO/ Fluturon drejt Milanos, zbulohet transferta e parë e Interit për janarin

11:10, 17/01/2020

Në pritje të Arturo Vidal dhe Christian Eriksen, Interi është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e dimrit.

Sipas mediave në Itali, Ashley Young ka nisur udhëtimin e tij drejt Milanos për të kryer testet mjekësore me klubin zikaltër.

Mbrojtësi i krahut ka prishur marrëdhëniet me Manchester United si pasojë e vonesave të transferimit të tij në “San Siro” dhe mori vendimin për të braktisur seancën stërvitore në mënyrë që të udhëtojë drejt Italisë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Sky Sport” pretendon se “Djajtë e Kuq” kanë pranuar ofertën 1.5 milionë euro plus tarifën e transferimit të bonusve të 34-vjeçarit.

Ashley Young tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Interin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco