Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Diktaturë’ te Flamurtari, trajneri i ri i ndalon seksin futbollistëve dhe takimet me...

‘Diktaturë’ te Flamurtari, trajneri i ri i ndalon seksin futbollistëve dhe takimet me...

10:55, 17/01/2020

Rregulla të ashpra dhe befasuese te Flamurtari. 

Është zbuluar rregullorja me 11 pika të vendosur nga trajneri i ri, Marcelo Troisi. Njëra prej tyre sanksionon se nuk do të ketë takime me partneret (gratë, të dashurat dhe të fejuarat) gjatë ditëve të stërvitjes intensive.

Një mënyrë e rafinuar për t’u kufizuar seksin futbollistëve, ndonëse jo fort e specifikuar në rregullat e Troisit.

Te Flamurtari gjatë grumbullimit ka rregulla të forta në çdo ditë të zakonshme të këtij grumbullimi. Në orën 7:00 të mëngjesit, lojtarët duhet të zgjohen nga gjumi. Në orën 7:30, duhet që t’i drejtohen restorantit për të ngrënë mëngjesin. Më pas të gjithë bashkë mblidhen në hollin e hotelit për t’u nisur rreth orës 9:00 për seancën e parë stërvitore sipas programit, ose në palestër, ose në stadium. Nëse ka ditë që paraditja mund të jetë pushim, trajneri Troisi i thërret lojtarët në hollin e stadiumit, ose diskutojnë bashkë rreth përgatitjes,  duke bërë ndonjë analizë të shkurtër, ose konsumojnë ndonjë kafe.

Në orën 13:00 është orari i drekës. Më pas pushim absolut në dhomë, derisa shkon orari i stërvitjes së pasdites. Darka konsumohet në orën 19:00. Por këto rregulla strikte kanë sjellë edhe reagimin e lojtarëve, të cilët bëjnë edhe batuta, ku vlonjati Ardit Hoxhaj, në një postim në “Instagram”, teksa ishte ngritur për të ngrënë mëngjes shkruan. “Kur të ngrenë në 7:30, të hash mëngjes me zor”/ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco