Finalizohet marrëveshja, Rrahmani ndodhet në ambientet e klubit të ri

Finalizohet marrëveshja, Rrahmani ndodhet në ambientet e klubit të ri

10:37, 17/01/2020

Amir Rrahmani do të vijojë karrierën tek Napolit.

Mbrojtësi shqiptar së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, mëngjesin e sotëm ndodhen në “Villa Stuart” për të finalizuar detajet e fundit të kontratës me klubin e ri, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Rrahmani do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të mbetet në huazim te Verona deri në fund të sezonit.

Në bazë të marrëveshjes që ka arritur Verona dhe skuadra napolitane, shqiptari do të nënshkruajë ditën e sotme një kontratë transferimi në këtë moment të merkatos, por bashkimi me Napolin do të bëhet në verën e vitit 2020.

Vlera e transferimit të qendërmbrojtësit bëhet fjalë të kapë shifrën e 14 milionë eurove.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco