Nuk është Juve, Del Piero parashikon fituesin e Champions Leagues

Nuk është Juve, Del Piero parashikon fituesin e Champions Leagues

10:22, 17/01/2020

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se Manchester City këtë sezon do të fitojë Champions Leaguen.

Del Piero ka mbështetur Man Cityn në garën për trofeun më të rëndësishëm në Europë në rang klubesh, shkruan SYRI.net.

 “Unë ende besoj se Manchester City ka një shans të vërtetë të fitojë këtë sezon Champions Leaguen. Ata prej disa vitesh i janë afruar shumë këtij trofeu por një ide më të qartë do të kemi pas raundit tjetër”, tha fillimisht ai për “ESPN”.

“Liverpooli ka ende një shanse të madh sepse unë e dua Kloppin dhe mënyrën se si ai menaxhon ekipin. Por, unë mendoj se ata do të jenë të zënë duke tentuar ta fitojnë ligën në Angli dukë lënë hapësirë në Champions”.

I pyetur se kënd po e mbështet për të fituar çmimin më të lartë ekipor të Evropës, ai konfirmoi: “Cityn, do të shkoj me Cityn”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco