Probleme me sinozitin, Ronaldo mund të mungojë sërish!

Probleme me sinozitin, Ronaldo mund të mungojë sërish!

09:45, 17/01/2020

Cristiano Ronaldo ka krijuar një shqetësim të ri te skuadra e Juventusit.

Nuk është një dëmtim ai që duket se mund të mbajë jashtë fushave të lojës yllin portugez, por është një “goditje” sinoziti.

Prej saj, portugezi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e djeshme dhe ende sot nuk dihet nëse ai do të jetë në dispozicion për duelin e të dielës kundër Parmës apo jo, në orën 20:45.

Fakti që për të dytën ditë me radhë 34-vjeçari nuk është stërvitur, sigurisht që nuk është një sinjal i mirë për trajnerin Mauricio Sarri, por gjithsesi diçka më konkrete do të mësohet paraditen e sotme, kur është programuar edhe stërvitja e radhës.

Ronaldo mungoi në ballafaqimin me Udinesen pikërisht për shkak të njëjtit problem dhe mbetet të shihet nëse do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco