VIDEO/ Pellegrini ‘show’ ndaj Parmës, Roma kualifikohet në çerekfinale

VIDEO/ Pellegrini ‘show’ ndaj Parmës, Roma kualifikohet në çerekfinale

23:29, 16/01/2020

Roma është çerekfinalistja e fundit në Kupën e Italisë. “Verdhekuqtë” mposhtën Parmën me rezultatin e pastër 2-0.

Miqtë ishin më kërkues që në fillim, teksa e kërkonin me ngulm golin e avantazhit. Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta nga ekipi i Fonsekës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura.

Image

Mirëpo me të filluar e dyta, futbollistët e Romës u hodhën në sulm  dhe në minutën e 49-të  zhbllokuan rezultatin me anë të Lorenco Pellegrinit.

Pellegrini do të shënonte sërish për romanët, teksa në minutën e 76’, ktheu në gol një penallti.

Në fazën çerekfinale Roma do të përballet me Juventusin, ndërsa takimet e tjera do të jenë Fiorentina-Inter, Milan-Torino dhe Napoli-Lazio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco