Klinsmanit i skadon licenca e trajnerit para ndeshjes me Bayern Munchen

Klinsmanit i skadon licenca e trajnerit para ndeshjes me Bayern Munchen

21:49, 16/01/2020

Vetëm pak ditë para supersfidës me Bayern Munchen, skuadra e Hertës së Berlinit nuk do të ketë në stol trajnerin Jurgen Klinsman.

“Sport Bild” bën të ditur se ish-teknikut të Gjermanisë i ka skaduar licenca për të drejtuar një skuadër.

“DFB” i ka komunikuar Klinsmanit se licenca aktuale nuk është më e vlefshme, pasi është marrë në vitin 2000.

Trajnerit të Hertës i duhet të kryejë 20 orë mësim për të rifreskuar njohuritë e tij.

Por deri të shtunën janë shumë pak orë në dispozicion dhe kështu ai me shumë mundësi nuk do të jetë në stol në ndeshjen ndaj kampionëve të Gjermanisë, duke e drejtuar skuadrën nga tribuna e “Olympiastadion” të Berlinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco