Mavraj fton lojtarin e kombëtares shqiptare te Tirana

Mavraj fton lojtarin e kombëtares shqiptare te Tirana

21:15, 16/01/2020

Klubi i Tiranës në këtë merkato dimërore po interesohet për një mbrojtës qendre. Emri më i lakuar në kampin bardheblu është ai i Arlind Ajetit.

Kryeqytetasit e pëlqejnë shumë futbollistin dhe prej disa kohësh janë në kontakte me të me shpresën që gjithçka do të bëhet konkrete.

Një sponsorizim bardheblutë e kanë marrë edhe nga Mërgim Mavraj, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka ftuar Ajetin të bashkohet me Tiranën.
Image

Mavraj ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar, ku shihet nën shoqërinë e zyrtarit ët Tiranës, Mario Nikolli, duke mbajtur veshur fanellën e bardhebluve, dhe në foto ka etiketuar edhe Ajetin, si në formën e një ftese për tu bashkuar me Tiranën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco