Bëhet publike shuma e grumbulluar nga ndeshja e bamirësisë

Bëhet publike shuma e grumbulluar nga ndeshja e bamirësisë

16:55, 16/01/2020

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë komunikon se ka përfunduar proçesin e arkëtimit të kontributeve financiare për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja bën me dije se shuma përfundimtarë e arkëtuar është 5.591.775 lekë të reja, të cilat do të bëhen transparente për publikun.

Këto para do të ndihmojnë në rikonstruksionin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Nëpërmjet turneut të bamirësisë të organizuar në 10 janar në “Air Albania” ku u përballën veteranët e Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë u grumbulluan një sasi monetare për familjet e prekura nga tërmeti më i fuqishëm në gati 40 vite në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco