Renditja e klubeve më të pasura në botë, bie Reali. Kryeson…

Renditja e klubeve më të pasura në botë, bie Reali. Kryeson…

13:05, 15/01/2020

“Deloitte Football Money League” ka publikuar renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta për vitin 2019.

Barcelona është bërë i pari klub në botë që ka prekur shifrën e 840.8 milionë euro, e ndjekur nga Reali i Madridit me 757.3 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Katalanasit gjithashtu kanë regjistruar një diferencë rekord midis tyre dhe Real Madridit, të cilët renditen në vendin e dytë, 83.5 milionë euro larg.

Real Madrid, kanë parë gjithashtu një rritje prej 0.9 përqind në 757.3 milionë euro pavarësisht humbjes së vendit të parë.

Pas tyre vijnë Manchester United në vendin e tretë, ndërsa Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain kompletojnë pesë të parët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco