Ndryshon situata/ Tjetër klub i madh rivalizon Interin, Eriksen merr ofertë tunduese!

Ndryshon situata/ Tjetër klub i madh rivalizon Interin, Eriksen merr ofertë tunduese!

09:21, 15/01/2020

Paris Saint-Germaini po i bën konkurrencë Interit për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Zikaltrit po përflitet se prej disa ditësh po punojnë për transferimin e mesfushorit danez, por britanikja “Mirror” shkruan se PSG-ja së fundmi po prish planet e Interit duke e rivalizuar në merkato.

Shumë burime në Itali dhe Angli pretendojnë se Erikseni tashmë ka marrëveshje personale me Interin për një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, Interi dhe Tottenhami s’po pajtohen për çmimin e futbollistit, pasi italianët kanë bërë ofertë 10 milionë euro ndërsa “Spursat” pretendojnë 20 milionë.

Këtu hyn në lojë PSG-ja, që është e gatshme t’i paguajë shumën e kërkuar nga Tottenhami por vendimin final për këtë lëvizje i takon Christian Eriksenit.

Kujtojmë që kontrata e Eriksenit me Tottenhamin skadon në qershor, por futbollisti dëshiron të largohet gjatë janarit dhe jo në fund të sezonit si lojtar i lirë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco