Sulmuesi shqiptar ‘shqyen’ portën, shënon 3 gola

Sulmuesi shqiptar ‘shqyen’ portën, shënon 3 gola

13:00, 14/01/2020

Futbollisti shqiptarë, Benjamin Kololli ka zhvilluar një miqësore fantastike me ekipin e Zurichut duke shënuar 3 gola. 

Ekipi zvicerian mundi në këtë test miqësor ekipin modest të Hallescher me rezultatin 4-3. Kjo miqësore u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë. Kosovari, Kololli zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë të ndeshjes, ndërsa pas 13 minutave shënoi edhe golin e dytë. 

Het-trikun e kompletoi në pjesën e dytë në  minutën e 74-të, duke i siguruar Zurichut fitoren në këtë ndeshje. Sulmuesi i talentuar mund të jetë një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Bernard Chellandes në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco