Dhurata e Busquets për trajnerin e ri të Barcelonës para se ai të vinte në Camp Nou

Dhurata e Busquets për trajnerin e ri të Barcelonës para se ai të vinte në Camp Nou

10:00, 14/01/2020

Sergio Busquets i kishte bërë një dhuratë trajnerit të ri të Barcelonës, Quique Setien.

Barcelona ishte mposhtur nga Real Betis në Camp Nou me rezultat 3-4 më 11 nëntor të vitit 2018.

Ne ate kohe, Quique Setien ishte trajner i Betisit, por nga e hëna mbrëma është strateg i ri i Barcelonës.

Pas duelit të atëhershëm, Setien kishte pranuar një dhuratë nga mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, shkruan “Mundo Deportivo”.

“Për Quique në shenjë admirimi për mënyrën si e sheh futbollin. Një përqafim”, kishte shkruar Busquets në  fanellën e tij që i kishte bërë dhuratë Setienit.

Setien, trajner i ri i Barcelonës po ashtu ka shfaqur admirimin e tij për stilin e lojës së Busquetsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco