Tmerrohet nga tërmeti/ Futbollisti i Kukësit: E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem!

Tmerrohet nga tërmeti/ Futbollisti i Kukësit: E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem!

12:02, 17/12/2019

Mbrojtësi maqedonas, Tome Kitanovski ndihet ende i tmerruar nga tërmeti shkatërrimtar që preku Shqipërinë më 26 nëntor i cili në total shkaktoi 51 viktima dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

I tmerruar nga kjo katastrofë, 27-vjeçari nuk u kthye më te skuadra e Kukësit, teksa arriti divorcin me konsensus.

Në një prononcim për “gol.mk”, Kitanovski, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar më 26 nëntor, si dhe ka konfirmuar se i ka dhënë fund aventurës me Kukësin.

“E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të vdekurve nga tërmeti. Isha në Tiranë së bashku me familjen tim edhe ju e dini që tërmeti ndodhi në orën 03:50. Nuk e kam përjetuar kurrë një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen. Më parë bisedova me drejtorin sportiv të Kukësit.

Klubi i Kukësit është i shkëlqyeshëm, ndaj më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen. Niveli i futbollit shqiptar është i ngjashëm me atë në Maqedoninë e Veriut, por atje akoma fitohet shumë para. Çdo ndeshjet e kampionatit transmetohet në TV dhe pas ndeshjeve zhvillohet analizë. Sigurisht, edhe ata sikurse ne, kanë ende probleme me infrastrukturën. Kanë ndërtuar së fundmi stadiumin kombëtar, investim 60-70 milionë euro, dhe aty do të luajë vetëm Kombëtarja.

Blaze Todorovksi është te Teuta, Aleksandar Ristevksi dhe trajneri Mirsad Jonuz janë aktualisht pjesë e Vllaznisë në Superiore. Sa u takon kombëtareve, mendoj se e jona është më e mirë.

Mund të jetë disavantazh për ne fakti që nuk jemi kualifikuar në një turne të madh ndërkombëtar, por në këtë moment mendoj se kemi më shumë cilësi. Prioritet është të luaj jashtë Maqedonisë së Veriut. Është herët të flasim për të ardhmen, do të ketë më shumë lajme pas festave të fundvitit”, u shpreh Kitanovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco