ZYRTARE/ Tjetër largim nga Partizani, lojtari transferohet te klubi i ri

ZYRTARE/ Tjetër largim nga Partizani, lojtari transferohet te klubi i ri

11:40, 17/12/2019

Jasir Asani zyrtarisht është larguar nga Partizani.

Lajmi konfirmohet nga klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit tek AIK Stokolm.

Operacioni do të finalizohet gjatë merkatos së janarit, ndërsa klubi suedez do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Partizanit:

JASIR ASANI TRANSFEROHET TE AIK STOKOLM

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez. Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.
Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
#FaleminderitKampion

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco