Tjetër super ndeshje e kampionatit shqiptar zhvillohet në ‘Air Albania’

Tjetër super ndeshje e kampionatit shqiptar zhvillohet në ‘Air Albania’

10:37, 17/12/2019

Pas derbit Partizani-Tirana që dhuroi një atmosferë unikale, një tjetër supersfidë e Kategorisë Superiore, pritet të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”.

Bëhet fjalë për përballjen mes Kukësit dhe Partizanit, e cila është planifikuar të zhvillohet në datën 26 janar.

Këto 2 skuadra, që janë edhe pretendentet kryesore, për të fituar titullin kampion këtë sezon, do të përballen në javën e parë të fazës së tretë, sipas burimeve të panorama sport. Gjasat janë të mëdha që kjo sfidë të zhvillohet në impiantin e ri modern, teksa pritet një miratim nga FSHF.

Verilindorët do të jenë pritës në këtë përballje, teksa zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania”, do të nxiste një numër të konsiderueshëm tifozësh, për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco