‘Ronaldo më i mirë në histori’/ Agjenti shton polemikat: Do ta fitonte Topin e Artë nëse...

‘Ronaldo më i mirë në histori’/ Agjenti shton polemikat: Do ta fitonte Topin e Artë nëse...

09:53, 17/12/2019

Agjenti portugez, Jorge Mendes mendon se Cristiano Ronaldo do të fitonte Topin e Artë nëse do të luante për Real Madridin.

Messi mori për herë të 6-të në karrierë Topin e Artë, duke lënë pas Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

“Cristiano e meritoi të fitonte Topin e Artë të paktën një herë në dy vitet e fundit. Nëse ai do të kishte luajtur në Real Madrid, ai do ta kishte fituar, por vitin tjetër mendoi se ai do ta fitojë përsëri”, ka deklaruar Mendes.

“Për mua është një padrejtësi që Cristiano Ronaldo nuk e ka fituar Topin e Artë. Ai fitoi Ligën e Kombeve dhe ai është një kampion”.

“Por ai e di se çfarë duhet të bëjë dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodh në vitin 2020. Cristiano për mua është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

“Portugalia para Cristianos nuk kishte fituar asgjë. Me Cristiano ata kanë fituar Kampionatin Europian dhe Ligën e Kombeve, ndërsa në vitin 2004 ishin finalist edhe në Kampionatin Europian”, përfundoi Mendes.

CR7-ta, pesë herë fitues i Topit të Artë, nuk ka arritur të fitojë një çmim prestigjioz që pas largimit nga Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco